Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot një Marrëveshje bashkëpunim me Shoqatën e Menaxherëve Shëndetësor të Kosovës Medigal dhe Organizatën për Arsimim Special “Ozel Irem Egitim Kurumlari”nga Turqia për bashkëpunim të gjerë në fushën e shëndetësisë.
Kjo marrëveshje për Ministrinë është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, për Medigal nga Dr, Genc Demjaha, ndërsa për “Ozel Irem Egitim Kurumlari” nga z. Zylfikar Aklar.
Marrëveshja për bashkëpunim përfshin disa fusha të bashkëpunimit, që kanë të bëjnë me menaxhimin e pacientëve kosovarë në Turqi , për rastet të cilat nuk trajtim shëndetësor në Republikën e Kosovës dhe që nuk janë pjesë e Memorandumit të bashkëpunimit me MSh-në, dhe të cilët janë në listën e pritjes së trajtimit jashtë Kosovës, realizimin e trajnimeve specialistike në Turqi, në ndihmë grupeve me nevoja të veçantë sidomos pleqve dhe fëmijëve dhe projekte tub tjera të ngjashme në sektorin e shëndetësisë me interes për Kosovën.