Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH nënshkruan të hënën Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin gjerman “BfArM”

 

Të hënën, më 21. 02. 2011, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (MSH) do të nënshkruajë një Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Federal Gjerman për Medikamente dhe Pajisje Medicinale (BfArM), nga Boni i Gjermanisë.

Me këtë Marrëveshje të bashkëpunimit, MSh dhe “BfArM” dakordohen që të bashkëpunojnë në krijimin e një procedure të veçantë, sipas të cilës, Agjensioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) në mënyrë të njëanshme njeh autorizimet e marketingut dhe vendimet e regjistrimit për Produkte medicinale për përdorim human të lëshuara nga “BfArM” dhe më pas lëshon autorizime për marketing të këtyre produkteve medicinale për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes mbahet të hënën, në ora 10:00, në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë ngjarje!