Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH nënshkrun këtë fundjavë Kontratën Kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës paralajmëron nënshkrimin e Kontratës Kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës deri në fund të kësaj jave, me të cilën shënon vendosjen e dialogut gjithëpërfshirës social dhe valorizimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë nga marrëdhënia e punës, në pajtim me Ligjin e Punës.

Kontrata parasheh zbatimin strikt të Ligjit të Punës dhe të Ligjit të Shëndetësisë dhe me këtë edhe ngritjen e kompensimeve për punën gjatë natës dhe punën shtesë të të gjithë punëtorëvë në sistemin publik shëndetësor të Republikës së Kosovës.