Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh, OBSH e UNICEF-i diskutojnë rreth Gripit A H1N1

Në këtë takim, janë diskutuar edhe modalitetet rreth prokurimit të barnave të Listës Esenciale dhe praktikat e deritanishme të bashkëpunimit midis agjencive të OKB-së me Ministrinë e Shëndetësisë.

Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, ka theksuar se projekti i përbashkët për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe grave në Kosovë, i UNICEF-it, UNFPA-së dhe OBSH-së, i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, është një shembull unik i një projekti të suksesshëm të bashkëpunimit të tri agjencive të OKB-së me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.