“Ministria e Shëndetësisë do të zbatojë plotësisht aktivitetet që i takojnë në fushën e identifikimit, ofrimit të mbrojtjes shëndetësore dhe referimit të rasteve përkatëse”, tha Çela.
Në këtë punëtori, përfaqësueset nga Departamenti i OSBE-së që trajton çështjet e që lidhen me viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, Gjylieta Devolli dhe Valentina Bejtullahu, kanë prezantuar aktivitetet dhe mënyrat se si duhet identifikuar këto viktima dhe aktivitetet për rehabilitimin dhe risocializimin e viktimave të trafikimit, ndërkohë që përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës kanë prezantuar aktivitetet që këto dy institucione, ndërmerren në kuadër të Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, bashkë me institucionet e tjera.