Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh përuroi Repartin e Psikiatrisë në SR të Gjakovës

 
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Ilir Tolaj me bashkëpunëtorë, kanë marrë pjesë sot në përurimin e Repartit të ri të Psikatrisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Ministri Agani ka vlerësuar se investimi në këtë raepart në fakt është investim në reformën e shëndetit mendor në Kosovë dhe në vet procesin e reformave në shëndetësi, të cilat do të nisin me miratimin e Ligjit të ri për shëndetësi dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, me çka do të krijohet një realitet i ri në shëndetësi dhe marrëdhënie të reja midis MSh-së dhe institucioneve shëndetësore, duke krijuar mundësi të mira për zhvillime pozitive të sistemit shëndetësor.
Ai i ka inkurajuar punonjësit shëndetësor që të bëhen pjesë aktive e reformave në shëndetësi.
Sekretari Tolaj ka uruar SR të Gjakovës për këtë përurim duke premtuar se mbështetja e mëtejme e MSh-së nuk do të mungojë.
Në përurimin e këtij projekti për të cilin MSh ka investuar mbi 300.000 euro, ka marrë pjesë përveç krerëve e punonjësve të spitalit, edhe kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, si dhe zyrtarë të lartë të MEF-it dhe MMPH.