Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh përuron në Istog kabinetin e rentgenit

Gjatë vizitës në Komunën e Istogut dhe përurimit të rëntgenit në QKMF-në e Istogut, Ministri Agani e ka vlerësuar punën e stafit të kësaj QKMF-je. Ai ka inkurajuar mantelbardhët aty që të japin më të mirën nga vetja në shërbim të pacientëve dhe u ka premtuar mbështetje për përmirësim të furnizimit me barna dhe material shpenzues si dhe investime në infrastrukturë me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Miratimi i Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore që do të procedohet gjatë vjeshtës në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, bashkë me Ligjin e ri të Shëndetësisë, ka vlerësuar Ministri, kanë hapur rrugën për procesin e reformës e cila do të rezultojë me ndryshime pozitive në sektorin shëndetësor.