Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh pranon donacion me pajisje mbrojtëse prej Fondacionit “Rotary”

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, ka takuar sot përfaqësuesit për Kosovë të Këshillit të Klubeve “Rotary”, me ç’rast u bë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit nga kjo organizatë, me pajisje mbrojtëse medicinale.

Pranim-dorëzimi i donacionit në vlerë prej 25 mijë dollarësh u bë mes Ministrit Latifi dhe z.Butrint Batalli nga Këshilli i Klubeve “Rotary” për Kosovë.

Gjatë takimit, Ministri Latifi i falënderoi përfaqësuesit e këtij institucioni për Kosovë, znj.Fleta Baraku, z. Ardian Hoxha dhe z. Butrint Batalli, të cilët kontribuuan për realizimin e këtij donacioni me pajisje mbrojtëse, duke shtuar se pret që bashkëpunime të tilla të shtohen edhe më tepër në të ardhmen.

Ndërkaq, përfaqësuesit e për Kosovë të Këshillit të Klubeve “Rotary” thanë se përpos këtij donacioni, ata do të angazhohen për realizimin edhe të donacioneve të tjera në sektorin shëndetësor, specifikisht me ofrimin e pajisjeve për dializë dhe të kirurgjisë së syve.

Këshilli i Klubeve “Rotary” në botë ka afër 1.4 milionë anëtarë, me një fond vjetor prej 300-400 milionë dollarë.