Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh pranon pajisjet mjekësore të dhuruara nga Qeveria Japoneze për ndërtimin e kapaciteteve kundër COVID-19

Pajisje mjekësore në vlerën prej 810,000 Euro u dhuruan sot nga Qeveria e Japonisë, në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve spitalore në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore për përballimin e pandemisë.

Me arritjen e këtyre pajisjeve është implementuar plotësisht marrëveshja për dhënien e pajisjeve, e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, z. Arben VITIA dhe I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori OGASAWARA.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben VITIA shprehu mirënjohen e tij për të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli japonez dhe qeveria e Japonisë. Në përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve, ja kemi dalur t’i përgjigjemi situatës falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk u dorëzuan, në shërbim të shëndetit publik.

  1. Mitsunori OGASAWARA theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor

Nga mbështetja e Japonisë janë dhuruar 7 monitorë shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.

Pajisjet do të shpërndahen nga sot, kryesisht në spitalet e përgjithshme, si dhe klinikat e ShSKUK-së.

________________

Ministarstvo zdravstva je primilo medicinsku opremu koju je donirala japanska vlada za izgradnju kapaciteta protiv COVID-19

Vlada Japana je danas donirala medicinsku opremu u vrednosti od 810.000 evra , kao podršku Ministarstvu zdravstva i bolničkim institucijama u funkciji povećanja kapaciteta i zdravstvenih usluga u borbi protiv pandemije.

Dolaskom ove opreme primenjen je u potpunosti sporazum o doniranju opreme, koji su potpisali Vlada Republike Kosova i Vlada Japana.

Današnjoj organizovanoj ceremoniji u prostorijama Univerzitetske bolničke i kliničke službe Kosova, prisustvovali su ministar zdravstva dr Arben VITIA i otpravnik poslova ambasade Japana na Kosovu, g. Mitsunori OGASAWARA.

Ministar zdravstva, dr. Arben VITIA izrazio je zahvalnost svima onima koji su nas podržali i bili uz nas, kao što je japanski narod i Vlada Japana. U našim naporima tokom ovih 15 meseci uspeli smo da odgovorimo na situaciju zahvaljujući zalaganju lekara i medicinskih sestara-tehničara koji se nisu predali i koji su se predano zalagali u službi javnog zdravstva.

Gospodin Mitsunori OGASAWARA naglasio je da je Japan podržao Kosovo tokom ovih teških vremena sa COVID-19 i da će i dalje biti posvećen pružanju podrške Kosovu u jačanju njegovog zdravstvenog sektora.

Japan je kao podršku donirao 7 monitora pored kreveta, 3 termografa, 2 ultrazvučna aparata i 1 mobilni radiograf. Oprema će se distribuirati od danas, uglavnom u opštim bolnicama, kao i na klinikama UBKSK-a.

________________

Ministry of Health accepts medical equipment donated by the Government of Japan for capacity building against COVID-19

The government of Japan donated medical equipment worth 810,000 Euro, in support of the Ministry of Health and hospital institutions in order to increase the capacity and health services to deal with the pandemic.

With the arrival of this equipment, the equipment supply agreement, signed by the Government of the Republic of Kosovo and the Government of Japan, has been fully implemented.

Minister of Health, Mr. Arben VITIA, and the Charge d’Affaires of the Embassy of Japan in Kosovo Mr. Mitsunori OGASAWARA attended the ceremony organized at the University Hospital and Clinical Service of Kosovo.

Minister of Health, Dr. Arben VITIA expressed his gratitude to all those who have stood by us, such as the Japanese people and the government of Japan. In our efforts during these 15 months, we have managed to respond to the situation thanks to the commitment of doctors and nurses, who did not give up, serving for public health.

Mr. Mitsunori OGASAWARA stressed that Japan has stood by Kosovo throughout the difficult times of COVID-19 and will remain committed to supporting Kosovo in strengthening its health sector.

Donations of Japan consist of 7 bedside monitors, 3 thermographs, 2 ultrasound machines and 1 mobile radiograph.

The equipment will be distributed starting from today, mainly in general hospitals, as well as HUCSK clinics.