Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH promovon racionalizimin dhe blerjen më të lirë të citostatikëve

Sipas një analize krahasuese, për 16 lloje të citostatikëve gjatë vitit 2009 janë shpenzuar 1. 741.563 euro, derisa të njëjtat gjatë vitit 2010 është arritur që të sigurohen me çmime shumë më favorizuese, apo me 536.569 euro.

Diferenca midis shumës së blerë për këto 16 lloje të citostatikëve më 2009 dhe më 2010 është 1.204.994 euro  më pak të shpenzuara më 2010 për të njëjtat barna.

MSH, mbetet e përkushtuar që përkundër buxhetit jot ë mjaftueshëm për barna, përfshirë këtu edhe citostatikët, me mjetet në dispozicion, të bëjë një furnizim sa më të qëndrueshëm të institucioneve shëndetësore dhe pacientëve t’u sigurojë terapinë e nevojshme.