Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH publikon në web gjendjen e furnizimit me barna të Listës Esenciale

Lista Esenciale dhe gjendja e stokut farmaceutik për barna mund të shkarkohet nga web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh.rks-gov.net

Prishtinë, 19. 11. 2010

Me qëllim të rritjes së transparencës ndaj publikut dhe ndaj pacientëve dhe me qëllim të eliminimit të keqkuptimeve të ndryshme rreth gjendjes së furnizimit me barna dhe material shpenzues të institucioneve shëndetësore të cilat janë në vartësi të saj, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, që nga dita e sotme ka plasuar në web faqen e saj, gjendjen aktuale të stokut farmaceutik me barna të Listës Esenciale, të cilën mund ta shoh, konsultojë dhe shkarkojë çdo kush që është i interesuar dhe ka qasje në internet.

Kjo listë do të përditësohet sa më shpesh që është e mundur dhe ditëve në vijim, krahas gjendjes së stokut me barna të Listës Esenciale, në web faqen e MSH-së, do të publikohet edhe gjendja e stokut sa i përket materialit shpenzues dhe citostatikëve.

Ministria vlerëson se me publikimin dhe përditësimin e informatave rreth gjendjes së stokut farmaceutik, hapësira për manipulime rreth furnizimeve reale do të zvogëlohet, ndërsa transparenca ndaj publikut do të rritet.

Lista Esenciale dhe gjendja e stokut farmaceutik mund të shkarkohet nga web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh.rks-gov.net, rubrika Departamenti i Farmacisë, brenda të cilit është Lista Esenciale dhe gjendja e stokut.