Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh qartëson listën e trajimeve të stafit të Radiologjisë

Kjo listë, përmes MSh-së, u është shpërndarë drejtorit ekzekutiv të QKUK-së,  kësaj qendre që posedon fjalën e fundit të teknologjisë në Radiologji, dhe tre drejtorëve të spitalave regjionale: të Gjilanit, Pejës e Gjakovës, që tashmë e kanë në funksion CT-në, ndërsa në marrëveshje me MSH-në, QKUK-në dhe kompaninë “Medica”, emra të tjerë mund të përfshihen në listën e atyre që do të trajnohen në qendra të ndryshme diagnostike, si në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, etj., me qëllim të përvetësimit të teknikave dagnostike me teknologjinë e re.

Sipas listës së përpiluar, sipas Kontratës MSh-QKUK-Medica, deri tash janë trajnuar katër mjekë, një në Sarajevë dhe 3 të tjerë në Shqipëri, në procedura të trajnimit janë 4 mjekë të tjerë, derisa trajnime një javore nga aplikanti i “Siemens”-it janë bërë për 6 teknikë.

Kompania “Medica” është në pritje të verifikimit përfundimtar edhe të 8 emrave të mjekëve nga spitalet regjionale të Gjilanit, Pejës, Gjakovës e Mitrovicës, edhepse emrat e personave të propozuar tashmë figurojnë në këtë listë, në mënyrë që ata të dërgohen në trajnim.

Në ndërkohë, me fillimin e punës së CT-së në këto spitale regjionale është bërë apo është duke u bërë, trajnimi nga një muaj edhe i nga dy teknikëve prej secilit spital, për përdorim të CT-së nga aplikanti i “Siemens”-it, derisa kompania me shpenzime të veta, ka marrë përsipër trajnimin edhe të disa teknikëve për ultratingull dhe për aparaturë tjetër.

Këto trajnime që përfshijnë të gjitha nivelet e profesionistëve prej doktorëve me thirrjet më të larta akademike e profesionale, specialistët, specializantët, fizicientë dhe teknikët mjekësor, bëhen për përdorim të Rezonancës Magnetike, Tomografisë së Kompjuterizuar CT6, Akcelerator RTH, Gama kamera, RTH Digjital, Fluoroskopi, Ultratingull, etj.