Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH revokon licencat e tri Qendrave Diagnostike-Terapeutike

Prishtinë, 10. 02. 2011

Bordi për Licencim të Institucioneve të Kujdesit Privat Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka revokuar licencat e tri Institucioneve Private  të Kujdesit Shëndetësore, për shkak të shkeljeve ligjore, të konstatuara në to, nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.

Licenca u është revokuar këtyre institucioneve private të Kujdesit Shëndetësor: Qendrës Diagnostike-Terapeutike “Zeka” në Ferizaj,  Qendrës Diagnostike- Terapeutike “Promedika” Prishtinë dhe Qendrës Diagnostike -Terapeutike  “Lyra” në Prishtinë.

Inspektorati Shëndetësor ka konstatuar se këto institucione shëndetësore private kanë lëshuar certifikata shëndetësore për patentë shoferë, në kundërshtim me ligjin.

Revokimi i licencave të këtyre institucioneve private të Kujdesit Shëndetësor, është  bërë në bazë të nenit 16 të Kushtetutës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Shëndetësi, Ligjin për Veprimtari Private në Shëndetësi dhe Ligjin për Inspektoratin Shëndetësor.