Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH shënon Ditën Evropiane të Vetëdijesimit për antibiotikë

Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore, do të promovojë politika të drejta shëndetësore, të cilët ulin rezistencën në antibiotikë, sepse ulja e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së popullatës sonë, është një objektiv të cilin duhet ta arrijmë me çdo kusht.

Kujdes të veçantë, tha ajo, Ministria do t’i kushtojë edhe zhvillimit të programeve të mbikëqyrjes së përdorimit të antibiotikëve, duke u siguruar kështu që politikat që avancojnë përdorimin e drejtë të tyre, po zbatohen nga profesionistët.

Kurse dr. Lul Raka, koordinatori i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), tha se rezistenca ndaj antibiotikëve është problem serioz i shëndetit publik në Evropë dhe kudo në botë, duke shënuar dyfishim në nivelin global gjatë 5 viteve të fundit.

Çdo vit në Bashkimin Evropian vdesin afër 25.000 njerëz nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.  Kostoja vjetore e shpenzimeve të shkaktuara nga rezistenca në BE shkon deri në 1.5 miliardë euro, tha ai.

 

Nga kjo konferencë u është bërë thirrje profesionistëve që të jenë të kujdeshëm në dhënien e antibiotikëve, derisa qytetarëve u është kërkuar që të mos marrin antibiotikë pa përshkrimin e mjekut.