Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSH shënon Ditën Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara

Prishtinë, 19 tetor 2016

Ministria e Shëndetësisë konkretisht Divizioni për të Drejtat e Qytetareve në Shërbime Shëndetësore në MSh, sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara, ka angazhuar katër persona me aftësi të kufizuara për tre ditë pune në MSh.

Kjo ditë ka për qëllim që Personave me Aftësi të Kufizuara, student apo punë kërkues, t’ju ofrohen mundësitë, që së paku për disa ditë të punojnë në një profesion i cili u përshtatet interesave të tyre për zhvillimin e karrierës.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara ka marrë karakter tradicional tashmë në vendin tonë tash e sa vite.