Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh suspendon drejtorin ekzekutiv të QKUK-së, Ali Sadria

Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, është suspenduar me pagesë prej datës 24.06. 2010 deri në vendimin meritor të Komisionit Disiplinor

Prishtinë, 25. 06. 2010

Në mbështetje të nenit 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 5, paragrafi 5.4, nën- paragrafi (a), (b), (c), të Rregullores nr. 2001/19, nenin 31 paragrafi 31.5, Udhëzimin Administrativ nr. 2003/2 mbi zbatimin e Rregullores 2001/36, neni 9 paragrafi 9.3 të Udhëzimit Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/4,  Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, ka marrë vendim për suspendimin nga puna me pagesë, të z. Ali Sadria, drejtor Ekzekutiv i QKUK-së, prej datës 24.06. 2010 deri në vendimin meritor të Komisionit Disiplinor.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në kërkesën e Ministrit të Shëndetësisë të datës 21. 06. 2010, me numër protokolli 05-2698 për shkarkimin e z. Ali Sadria, drejtor Ekzekutiv i QKUK-së, kërkesë e mbështetur në nenin 1, paragrafi 1.7 pika 1.7 d, të Rregullores 19/2001, nenin 17. 1, 17.3 (i), (v.i) dhe 17.4 të Statutit të QKUK-së si dhe për mosrespektim të hierarkisë institucionale.