Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

MSh: Tamiflu në dispozicion, mund të përdoret deri më 2015

Prishtinë, 18 mars 2014

 

Ndërlidhur me një shkrim të sotëm në gazetën Koha Ditore, në të cilën në një titull të saj thuhet se “Gripi i derrave trajtohet me ilaçe me afat të skaduar”, Ministria e Shëndetësisë sqaron për opinion se në këtë artikull nuk ka të dhëna të cilat do të duhej t’i shqetësonin qytetarët e vendit dhe ata që mund të jenë prekur apo mund të preken nga virusi AH1N1.

 

Për më tepër, gazetës në fjalë, përveç sqarimeve të U.D. të Drejtorit të Klinikës Infektive të QKUK-së dhe sqarimeve të dhëna nga MSh që konfirmojnë se ka qenë qëndrim i Agjensioni Evropian të Barnave (EMA) dhe Agjensionit Amerikan të Barnave (FDA), që produkti Tamiflu, mund të përdoret lirisht edhe dy vjet pas skadimit dhe se në përputhje me këtë, Tamiflu që është në dispozicion të QKUK-së mund të përdoret deri më 2015, i është vënë në dispozicion edhe linku ( si më poshtë) me qëndrimin e EMA-së, ku jepet qëndrimi rreth afateve të përdorimit të Tamiflusë.

 

https://www.ema.europa.eu/docs/en_GB/document_library/Other/2009/12/WC500018448.pdf

 

MSh respekton të drejtën e mediave për të informuar si ato e shohin më të drejtë, por fatkeqësisht, relevancë për gazetën në këtë rast ka pasur shumë më tepër një titull që mund të shqetësoje qytetarët, se sa transmetimi i informatave që u ndihmojnë atyre për të kuptuar më shumë për virusin AH1N1 dhe trajtimin e tij në QKUK.