Prishtinë, 4 qershor 2014
Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani priti i sot kardiokirurgët nga spitali San Donato – Milano: ass. Prof.Carlo De Vincentiis dhe dr. Andrea Biondi, të cilët së bashku me ekipin kosovar, vazhduan aktivitetin kardiokirurgjik duke operuar gjatë dy ditëve të fundit 4 raste, në mesin e tyre edhe një operacion me zëvendësim të valvulës aortale, që bëhet për herë të parë në Kosovë.
Prej rifillimit të aktivitetit kardiokirurgjik për dy muaj e gjysmë janë bërë 20 operacione në zemër të hapur me sukses ne Kardiokirurgjinë publike në QKUK.
Gjatë takimit u bisedua edhe për vazhdimësinë e bashkëpunimit në mes të Spitalit San Donato –Milano dhe shërbimit te Kardiokirurgjisë publike, me qëllim të avancimit dhe kontinuitetit të aktivitetit të këtij shërbimi për ofrimin e shërbimeve, së shpejti edhe për Kardiokirurgjinë pediatrike për nevojat e popullatës në Kosovë, duke pasur parasysh eksperiencën ndërkombëtare të Spitalit San Donato – Milano dhe kualitetin e tyre në këtë drejtim.