Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e kursit për Shërbime Emergjente Mjekësore

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave, kanë marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Ilir Tolaj dhe shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla,  të cilët  duke i përgëzuar pjesëmarrësit për mbarimin e këtij kursi, kanë kërkuar nga ata që njohuritë e fituara t’i implementojnë gjatë punës së përditshme me personat që kanë nevojë për shërbime emergjente mjekësore.
Në kuadër të këtij kursi  6 javor janë trajnuar 17 përfaqësues të Kujdesit Parësor Shëndetësor nga 16 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare anekënd Kosovës, duke përfshirë QKMF- Gjakovë,,QKMF -Deçan, QKMF- Prizren, QKMF -Suharekë, QKMF- Kamenicë, QKMF -Gjilan, QKMF- Dragash, QKMF -Ferizaj, QKMF -Viti, QKMF Pejë, QKMF Klinë, QKMF- Skënderaj, QKMF -Mitrovicë, QKMF- Vushtrri, QKMF Lipjan dhe  Ndihmën e Shpejtë- Prishtinë.
Gjithashtu, pëveç kësaj, 5 të përzgjedhur nga ky grup ( duke përfshirë edhe 4 pjesëtarë të Batalionit të Mjekësisë nga FSK-ja), janë trajnuar edhe dy javë si trajnerë kombëtarë të kursit  FPoS (“First Person on Scene).