Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ndahen certifikatat për të trajnuarit për standardet e rritjes së fëmijëve

“Një nga standardet që deri tani se kemi pasur janë edhe ato për përcjelljen e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Deri më sot ofruesit e shërbimeve shëndetësore për këto kategori janë bazuar dhe shërbyer në standarde të ndryshme, të pa-unifikuara gjë që nuk ka pasur mundësi që  punën e bërë ta matim me saktësi me parametra të pranuar ndërkombëtarisht”, tha ai.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë tha se zbatimi i Mjekësisë Familjare si koncept është një parakusht edhe për forcimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Dr. Nazane Breca, drejtoreshë e Komunës së Prishtinës për shëndetësi, ka kërkuar nga profesionistët e pajisur me certifikata që dijet e zënë, ti bartin tek gjeneratat e tjera dhe në punën e përditshme me qëllim të arritjes së standardeve sa më të mira në shëndetësi.

Zyra e OBSh-së në Prishtinë do të pajis të gjitha ordinancat e KPSh në Komunën e Prishtinës me peshore elektronike dhe matës të gjatësisë/lartësisë, derisa kjo ndërmarrje bëhet e mundur me mbështetjen financiare të Qeverisë së Luksemburgut përmes Projektit të Përbashkët të Agjensioneve të Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, "Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë".