Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ndahen nesër certifikatat për trajnimin e Kujdesit Efektiv Perinatal

Pakoja trajnuese e zbatuar gjatë dhjetë ditëve në Kujdesin Efektiv Perinatal kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale teorike e praktike të mamive, obstetër-gjinekologëve, neonatologëve dhe infermierëve pediatrikë kosovarë në kujdesin obstetrik dhe neonatologji dhe në një numër fushash të kujdesit të veçantë siç është pre –eklampsia, hemorragjitë post-partale, asfiksia perinatale dhe kontrolli i infeksionit.

Ky trajnim  është në kuadër të projekteve të përbashkëta të tri agjencioneve të Kombeve të Bashkuara (WHO, UNICEF dhe UNFPA) -Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë aktivitet që mbahet të premten më 12. 11. 2010 në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të QKUK-së, duke filluar nga ora 10:00.