Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Ferizaj u mbajt debat për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Organizuar nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Zyrën e OBSH-së në Kosovë dhe Organizatën  jo-qeveritare INPO, sot në Ferizaj u mbajt debati i radhës nëpër komuna lidhur me zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Në këtë takim në të cilin morrën pjesë edhe përfaqësues të Inspektoratit Sanitar (qendror dhe lokal) nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile, u diskutua për sfidat në zbatimit të këtij ligji në këto komuna.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë debati vlerësuan se duhet shfrytëzuar momenti dhe gatishmëria e qytetarëve dhe subjekteve afariste që Ligji, i cili gjeti një zbatim të mirë gjatë muajve të verës, të zbatohet edhe gjatë stinës vjeshtë-dimër, ndërsa ndaj shkelësve të tij, të zbatohen gjobat sikur janë paraparë në ligj.

Një dimesion që u vlerësua lart në procesin e monitorimit të zbatimit të ligjit ishte inkuadrimi i Policisë së Kosovës në mbështetje të inspektorëve për zhvillimin e inspektimeve të vazhduara dhe puna e përbashkët me autoritetet lokale dhe shoqërinë civile në  rritjen e ndërgjegjësimit në mesin e nxënësve, rinisë, bizneseve dhe kategorive të tjera, me qëllim që në mënyrë të koordinuar të shkohet hap pas hapi në zbatimin e ligjit.

Me qëllim të ndërlidhjes së këtyre aktiviteteve , u formau një trup koordinues multisektorial në nivelin lokal në Ferizaj, që do t’i koordinojë aktivitetet me qëllim të rritjes së shkallës së zbatimit të ligjit.

Në këtë tryezë, në të cilën u tha se përveç aspekteve pozitive në mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e pasojave shkatërruese shëndetësore, mjedisore, sociale dhe ekonomike nga pirja e duhanit, zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit reflekton edhe një ndryshim kulturor në Kosovë dhe avancon zhvillimin e shprehive të shëndeteshmë në mesin e qytetarëve të saj.