Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Gjilan përurohet nesër Projekti i instalimit të Oksigjenit qendror

Me përurimin e projektit të instalimit të oksigjenit qendror, Spitali Rajonal I Gjilanit përmbyll me sukses projektet kapitale për vitin 2009.

Dy projektet e para, ai i instalimit të oksigjenit qendror dhe i asfaltimit të rrugëve e trotuareve dhe rregullimit të parkingjeve, kanë kushtuar nga 100 mijë euro (200.000 të dy së bashku), ndërsa Komuna e Gjilanit ka participuar në projektin e dytë me 30 mijë euro, derisa MSh ka investuar 50 mijë euro të tjera në servisimin e aparaturës dhe 29 mijë euro në mirëmbajtjen e spitalit.

Investimet në Spitalin Rajonal të Gjilanit për këtë vit në total kanë qenë 279.000 euro, ndërkohë që spitali ka realizuar vetë edhe disa projekte të tjera si kulmin e Repartit të Infektivës, sanimin e gjendjes së oksigjenit qendror pas stuhisë së breshrit, sigurimi i një automjeti për nevoja të mirëmbajtjes së spitalit dhe hapësirave të tij, etj.
 

Përurimi i projekteve do të bëhet nesër, më 14. 10. 2009, në orën 13:00 në Gjilan.
 

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!