Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në IKSHP u prezantua sistemi i ri i mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve infektive

Ministri tha se moduli që ka të bëjë me sëmundjet ngjitëse është i rëndësisë së veçantë dhe ka të bëjë me situata të veçanta dhe do të mundësojë që të dhënat reale në çdo kohë rreth sëmundjeve të ndryshme të shkojnë në IKSHP.
“Asgjë në një shtet nuk është më rëndësishëm se sa shëndeti publik”, theksoi Ministri Agani, duke shprehur bindjen se të dhënat që do të fitohen nga ky sistem i mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve, do të ndihmojnë politikë bërjen në shëndetësi të gjenerojë politika të drejta shëndetësore.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, tha se sistemi i ri i mbikëqyrjes të sëmundjeve infektive përmes rrjetit të zgjeruar mundëson: raportimin nga të gjitha nivelet shëndetësore, raportimin në real time (brenda 24 orëve) nga niveli primar (QKMF dhe punktet e QMF) deri ne IKSHP.
“Në këtë mënyrë mund të kemi pasqyrën reale të situatës epidemiologjike brenda  ditës.  Po ashtu, përmes grumbullimit të  rasteve të raportuara, në data- base mund të bëhet procesimi  i informatave ditore, javore dhe mujore,  vjetore ( sipas nevojës)”, tha ai, duke theksuar faktin se imunizimi i fëmijëve në shkallë prej mbi 95 për qind dhe paraqitja deri tash –sivjet e vetëm një rasti me Ethe Hemorragjike Krime Kongo që ka shkuar mirë klinikisht, flet se punonjësit e IKSHP-së, po bëjnë punë të mirë ne teren në parandalimin e shumë sëmundjeve infektive.
Epidemiologu Isuf Dedushaj, kryetar i Komitetit Nacional për Sëmundje Ngjitëse tha se në aspektin epidemiologjik në Kosovë janë bërë punë të mëdha dhe eliminimi i nëntë sëmundjeve ngjitëse është një rezultat impresiv.
Ai tha se pavarësisht se brenda vitit në Kosovë regjistrohen rreth një qind mijë raste të sëmundjeve ngjitëse, ato janë prej kategorisë së sëmundjeve që trajtohen me sukses dhe rezultatet janë shumë të mira në parandalimin e sëmundjeve vaksinë preventabile.
Në këtë prezantim, përveç zyrtarëve të MSH-së, IKSHP-së, morën pjesë edhe zyrtarë të OBSH-së e UNICEF-it si dhe profesionistë të shumtë mjekësor, ndërsa prezantimin e i sistemit të ri të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve infektive, e ka bërë dr. Ariana Kalaveshi, epidemiologjike.