Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Isniq të Deçanit u përurua Qendra e Mjekësisë Familjare

Ndërtimi i kësaj qendre është bërë kryesisht me mjete të MSh-së dhe asistencë të komunës, dhe ka kushtuar mbi 75 mijë euro.
Pas këtij përurimi, Ministri Agani, ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ku me punëtorë ka biseduar për shërbimet që ofrohen aty, sfidat dhe ka shpjeguar reformën në shëndetësi, me theks të veçantë Ligjin e ri të shëndetësisë dhe ndikimin e tij në shëndetësinë kosovare, përfshirë edhe Kujdesin Parësor Shëndetësor.