Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Klinikën Infektive (QKUK) u përuruan shërbimet e reja

Znj. Laura Kullenberg, përfaqësuesja e Bankës Botërore tha ky investim ka shtuar kapacitetet e vendit në trajtimin e pacientëve të infektuar me virus të rinj. Funksionalizimi i Mjekimit Intensiv  është një shembull i mirë i bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore, Qeverisë së Austrisë, OSBE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se për funksionimin e hapësirave me kapacitete moderne si kjo që po përurojmë dhe çfare do dojmë ti kemi institucionet shëndetësore në të ardhmen, duhet staf i kualifikuar, prandaj arsimimi dhe edukimi i vazhdueshëm i stafit duhet të jetë prioritet për të gjithë ne.

Dr. Shemsedin Dreshaj –Drejtor i Klinikës Infektive falenderoi donatorët dhe tha se dhomat me presion negativ janë risi në rajon dhe do të mundësojnë trajtimin e pacientëve me teknologji moderne, sidomos pacientëve rezistent në antimikrobik dhe në prevenimin e infeksioneve intrahospitalore.

Shërbimet e reja të lëshuara sot në funksion përfshijnë Mjekimin Intensiv me 8 shtretër për të sëmurë, ku janë dhomat me presion negativ, dy reparte me nga 16 shtretër për të sëmurë, segmentin akademik me amfiteatër, kabinet dhe salla pune për studentë, ndërsa vlera e përgjithshme e investimeve është 999. 652 euro.

Prej tyre, Ministria e Shëndetësisë  ka investuar  475.000 euro, Banka Botërore  565. 378 dollarë amerikanë, OSBE-ja 75.000 euro, UP-ja 21. 440 euro dhe WUS Austria 15.000 euro.