Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Kosovë vazhdojnë aktivitetet në luftën kundër kancerit

 

Këtë tryezë –debat e organizon Divizioni për Shëndetësi i Kampit Ushtarak Amerikan Bondstill, ndërsa pjesëmarrës do të jenë profesionistë shëndetësor, por edhe aktivistë të luftës kundër kancerit nga Gjilani, Ferizaj, Vitia e Dardana.

Në këtë aktivitet, rëndësi do t’i jepet zhvillimit të metodave të detektimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe sensibilizimit të popullatës, sidomos gjinisë femërore që t’i qasen pa frikë dhe pa turp kontrollit të hershëm si metodë për diagnostikimin e kancerit të gjirit në stadet e para të tij.

Moto e përbashkët e këtyre aktiviteteve është “Zbulimi i hershëm -Mbijetesë”
Ndërkohë që “Ecja…” dhe aktivitetet sensibilizuese do të vazhdojnë edhe viteve të tjera, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës , në kuadër të angazhimeve të saj për tretman së më korrekt të prekurve nga kanceri, ka rritur sivjet buxhetin për citostatikë, nga 300 mijë euro sa kishte më 2008 në dispozicion, në 4 milionë euro për këtë viti.

Gjithashtu, MSh i ka kushtuar kujdes të veçantë edhe pajisjeve të spitaleve rajonale me aparaturë për diagnostikë,  duke bërë me CT moderne  Spitalin Rajonal të Gjilanit, atë të Pejës,  të Gjakovës, ndërkohë që gjatë kësaj jave, pritet që CT-ja të futet në funksion edhe në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ndërsa,  pritet që pas një kohe të shkurtër, për herë të parë në Kosovë, të nis edhe aplikimi i radioterapisë, që do të lehtësojë shumë trajtimin e të prekurve nga kanceri.