Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Ministrinë e Shëndetësisë u prezantua drafti final i Strategjisë së Sistemit të Informimit Shëndetësor

Faza A ka të bëjë me veprimet afatshkurtra (2010-2013) të nevojshme për krijimin e infrastrukturës, hartimin dhe zbatimin e SISH-it në pilot në Prishtinë dhe rajonin e Prizrenit si dhe përmirësimin e statistikave ekzistuese.

Faza B përfshin veprimet afatmesme (2012-2014) të planifikuara për integrimin e SISH-it në praktikë, në bazë të vlerësimit të rezultateve nga pilotimi.

Faza C ka të bëjë me veprimet afatgjate (2010-2020) për të përforcuar infrastrukturën, aplikimin e teknologjive për të mbështetur operacione në shkallë të plotë të SISH-it në tërë Kosovën dhe të funksionojë në drejtim të përmbushjes së objektivave të parashtruar.

Drafti final i Strategjisë së SISH-it, mund të përfshijë plotësime të tjera eventuale para se të nënshkruhet nga Ministri i Shëndetësisë, ndërsa është përpiluar nga Grupi i ekspertëve vendorë, mbështetur nga Programi përkrahës për shëndetësi në Kosovë i implementuar nga Lux Development, financuar nga Dukata e Madhe e Qeverisë së Luksemburgut dhe Qeveria e Kosovës.

Në hartimin e kësaj Strategjia ka ndihmuar edhe Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.

SISH nënkupton një grup të tërë të veprimeve të normalizuara, mjetet dhe metodat e aplikuara për të mbledhur, personalizuar, organizuar dhe menaxhuar e shpërndarë informacionet në sektorin e Shëndetësisë.