Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Mitrovicë u mbajt takimi për shëndetin e komunitetit RAE dhe zbatimin e Protokollit për trajtimin e nivelit të lartë të plumbit në gjak

Nën udhëheqjen dhe koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Mitrovicë u mbajt takimi për shëndetin e komunitetit RAE në Mitrovicë dhe zbatimin e Protokollit të trajtimit të niveleve të larta të plumbit në gjak me terapi detoksikuese – kelatinizuese (DMSA).
Qëllimi i takimit ka qenë kordinimi i aktiviteteve shëndetësore që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit shëndetësor të komunitetit RAE të cilët janë rialokuar nga vendbanimet e përkohshme në Mahallën Rome. U diskutua edhe zbatimi i protokolit për trajtimin e fëmijëve me nivele të larta të plumbit në gjak i cili është duke u zbatuar nga Qendra për metale të rënda e QKMF Mitrovicë dhe Mercy Corps.
Në takim morrën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Zyrës ndërlidhëse të Be-së, USAID-it, Organizatës Botërore të shëndetësisë dhe Mercy Corps.
Stafi i QKMF Mitrovicë raportoi se me ndihmën e donatrëve dhe MSH-së në këtë qendër janë zhvilluar kapacitete të mjaftueshme njerëzore, dignostifikuese dhe trajtuese. Drejtori i QKMF MItrovicë raportoi se janë bërë analizat për nivelin e plumbit në gjak dhe analizat tjera laboratorike për 106 fëmijë të komuniteteve RAE të moshës 0 – 6 vjeç. Të dhënat tregojnë se vetëm tek dy raste janë shënuar nivele të larta të plumbit në gjak dhe është indikuar terapia me preparat detoksikues – kelatinizues (DMSA). Tek një fëmijë është administruar terapia me preparat detoksikues – kelatinizues (DMSA) . Trajtimi ka rezultuar me shumë sukses dhe me rënje të nivelit të plumbit në gjak. Ndërsa  tek rasti i dytë kjo terapi nuk është inicuar për shkaqe mjekësore.
Në takim raportuan për aktivitetet e tyre edhe Mercy Corps organizatë implementuese e projektit të financuar nga USAID-it dhe Zyrës Ndërlidhëse të BE-së.
Raportet e prazantuara treguan qartas se me rialokimin e populaltës RAE në Mahallën Rome, me përmirësimin e kushteve dhe shprehive të jetës, të vendbanimit dhe të të ushqyerit si dhe me mbikëqyrjen e vazhdueshme shëndetësore dhe aktivitetet e vazhdueshme të edukimit shëndetësor  ka ardhur deri tek përmirësimi i niveleve të plumbit në gjak dhe statusit shëndetësor të fëmijëve të këtij komuniteti.
Aktivitetet për kodinimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e statusit shëndetësor të kësaj popullate vulnerabile do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.