Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në MSh janë angazhuar përkohësisht me punë dy anëtarë të “Shoqatës së të verbërve”

 Në kuadër të shënimit të Muajit tetot si Muaji i Mundësive të barabarta profesionale për personat me Aftësi të kufizuara, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka angazhuar punësim afatshkurtër tre ditor për dy persona nga komuniteti i të verbërve me kompensim material.
Me këtë rast, dy të angazhuarit:  Fatbardha Salihu dhe Rrahim Raçi, anëtar të “Shoqatës së të verbërve të Kosovës”, janë njoftuar me punën që bëhet në Ministrinë e Shëndetësisë, me fokus në Njësinë për të Drejtat e Njeriut të kësaj ministrie.
Ata janë mirëpritur në këtë ministri , ku u është ofruar bashkëpunim dhe informata në kuadër të interesimeve të tyre të përgjithshme.