Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në MSH u bë konstituimi i Këshillit Kosovar për Udhërrëfyesit dhe Protokollet Klinike

Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës u bë sot konstituimi i Këshillit Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike (KKUPK), detyrë e të cilit është shqyrtimi,analizimi dhe vlerësimi i nevojave për hartimin e Udhërrëfyesve dhe Protokolleve Klinike.

Tash e tutje, të gjithë Udhërrëfyesit dhe Protokollet Klinike që janë në përdorim do të rivlerësohen dhe miratohen, kurse për lëmitë që nuk kanë fare Udhërrëfyes dhe Protokolle,   do të hartohen të reja.

Udhëheqës i Këshillit është dr. Hajrullah Fejza, shefi Divizionit për Cilësi të Shërbimeve në MSH,  kurse anëtarë janë përfaqësuesi i Fakultetit të Mjekësisë,nga një anëtar për tre nivelet e kujdesit shëndetësor, IKSHPK, Shoqata e Farmacistëve, Shoqata e Mjekëve dhe Stomatologëve Privat dhe AKPSH-ja.