Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në MSh u mbajt takim me drejtorët e institucioneve shëndetësore

Në frymën e ndryshimeve që do të sjellin këto dy ligje në sistemin shëndetësor të vendit, Ministri Agani ka kërkuar angazhimin maksimal të gjithë menaxherëve të institucioneve shëndetësore në zbatimin e përgjegjësive që kanë, në mënyrë të veçantë në sigurimin e të dhënave shëndetësore, pa të cilat, ai e ka bërë të qartë se nuk do të ketë para në vitin që vjen, kur do të fillojë së zbatuari Ligji i ri i shëndetësisë dhe reforma në sistemin e financimit të shëndetësisë.
Në këtë takim, U. D. i Sekretarit të Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtorët që të qartësojnë saktë prioritetet dhe nevojat, të argumentohen saktë ato në procesin e rishikimit të buxhetit tash në gjysmën e vitit.
Në këtë takim, ku është diskutuar edhe për çështje të tjera të aspektit të funksionimit të shëndetësisë, u konkludua se mbledhja dhe raportimi i të dhënave shëndetësore kë rëndësi jetike për sistemin shëndetësor dhe në këtë drejtim u kërkuar angazhim i të gjithëve.