Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në MSh u mbajt takimi i Komitetit drejtues të projektit: Partneriteti për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Dr. Gani Shabani, tha se MSh do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Luksemburgut dhe tre agjensionet e KB-ve në Kosovë të realizojë me sukses edhe këtë projekt, që për rezultat final do të ketë përmirësimin e indikatorëve sa i përket shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë.
Doina Bologa, shefe e UNFPA-së në Kosovë tha se projekti në fazën e kaluar ka arritur rezultate sinjifikante në përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe faza tjetër e projektit dhe aktiviteteve, theksoi ajo, është në vijë të plotë me objektivat dhe prioritetet e Strategjisë për Shëndetin e Fëmijëve, Adoleshentit, Nënës dhe Shëndetin riprodhues në Kosovë.
Në këtë takim u theksua se janë tre elemente që e kanë shoqëruar projektin edhe në fazën e parë siç janë puna e përbashkët, udhëheqja nga MSH dhe kontributi I donatorëve, që japin të shpresohet se dhe faza tjetër e projektit do të jetë e suksesshme.