
Në Ministrinë e Shëndetësisë sot u mbajt takimi i Grupit punues për revidimin dhe finalizimin e protokolit për trajtim me DMSA (Succimer) të fëmijëve me nivel të ngritur të plumbit në gjak.
Ky Grup punues përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it, Mercy Corps. Protokoli përmban sqarime të hollësishme për terapinë me DMSA tek fëmijët të cilët kanë nivele të larta të plumbit në gjakun e tyre dhe është përgatitur nga Grupi i ekspertëve, të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, në konsultim të ngushtë me ekspertët e OBSH-së, CDC-së dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtar.
Sukcimeri(DMSA) është agjent oral kelatinizues i cili është i indikuar për trajtimin e fëmijëve me nivel të plumbit në gjak mbi 45 ug/dl. Sukcimeri është preparat që administrohet lehtë.