
Në këtë takim është biseduar për ndihmën humanitare që kjo kompani ka shprehur interesim të ofrojë fillimisht për pacientë kosovare me sëmundje të rralla (te veshkat, ortopedike, sëmundjet imunologjike, kanceri dhe teste diagnostikuese), që pastaj kjo formë e bashkëpunimit të avancohet në formën e një partneriteti afatgjatë.
Kompania amerikane “Genzyme” tash e 3 vjet, në kuadër të një projekti humanitar e ka mbuluar me terapi pacienten R. V. nga Prizreni e cila është e diagnostifikuar me Morbus Gauscher Tip 1 ( Sëmundje e rrallë që prek disa organe si mëlqinë, shpnetkën, palcën e eshtrave, sistemin kockor, etj), dhe terapia që kësaj pacienteje i është siguruar në vazhdimësi deri tash ka kushtuar 884,520 euro.
Përfaqësuesit e Genzyme, kanë takuar sot gjithashtu vetë pacienten R.V. dhe familjarët e saj, të cilët i kanë siguruar se do t’i mbështesin me terapi edhe në të ardhmen, përderisa për këtë, krahas familjarëve, janë falënderuar edhe nga MSh-ja.