Nesër në Njesinë Intenzive te Neonatologjise në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Prishtinë, do të bëhet përurimi i instalimit të sistemit të oksigjenit. Ky investim është realizuar nga Fondacioni për Nëna dhe Foshnja të Shëndosha, me përkrahjen e pamohueshme të donatorëve si vendorë, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë. Në përurim do të marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z.Bujar Bukoshi .
Ceremonia e përurimit mbahet të enjtën, më 1 korrik 2010, në ora 11:00 në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (kati i tretë) në QKUK.
Ftohen mediat që të përcjellin këtë aktivitet.




