Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Pejë u përurua Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se përurimi i këtij instituti është një kontribut i drejtpërdrejt i Ministrisë së Shëndetësisë në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëvë të këtij rajoni dhe një investim shumë i rëndësishëm në fushën e parandalimit të shumë sëmundjeve.
“Në këtë kohë të refromave në shëndetësi, ne jemi të bindur se qytetarët e kësaj ane do ta vlerësojnë këtë kontribut, ndërsa punonjësit shëndetësor të institutit, do ta angazhojnë dijen e tyre në funksion të përparimit të shëndetit të populates së kësaj ane”, tha Ministri Agani.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se hapja e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë fuqizon kapacitetet e IKSHP-së për të rritur efikasitetin e punës në këtë pjesë të vendit, ndërsa rëndësia e Institutit, theksoi ai, do të jetë e madhe në mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës.

Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, tha se përurimi i këtij instituti është një investim që do t’u shërbejë qytetarëvë të komunës së Pejës dhe një hap para në forcimin e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë.
Për projektin e ndërtimit të Institutit të Shëndetësisë Publike në Pejë, në vitet e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka investuar rreth 520 mijë euro.