Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Prishtinë mbahet nesër Kongresi i Parë i Farmacisë

 
Nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Shoqata Farmaceutike e Kosovës (SHFK), në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM), të premten dhe të shtunën (më 23 dhe 24 prill 2010), në Prishtinë, do të mbahet Kongresi i Parë i Farmacisë me pjesëmarrje të farmacistëve ndërkombëtarë.

Me temë qendrore: “Trendet Farmaceutike Evropiane”, kongresi synon të sjellë përvojat e vendeve të rajonit, Evropës dhe të disa vendeve botërore në lëminë e farmacisë, ndërsa prezantimet që do të bëhen, kanë të bëjnë me rregullativën e barnave, praktikën e mirë të prodhimit të barnave, autorizim-marketingun, farmako-ekonominë, farmacinë klinike, regjistrimin e barnave, përdorimin racional të tyre, trendet e reja në farmaci, etj.

Kongresi fillon nesër (të premten) nga ora 09:00, në hotelin “Grand” në Prishtinë.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!