Video-konferenca do të jetë një lidhje e drejtpërdrejt e Prishtinës me Danimarkën, Britaninë e Madhe dhe Italinë, për të këmbyer me klinicistët e këtyre shteteve përvojat rreth trajtimit të rasteve të A H1N1.
Videokonferenca zhvillohet në mënyrë interaktive dhe ajo është një rast i mirë që klinicistët kosovarë të shohin si kanë menaxhuar me rastet e A H1N1 ekspertët e Italisë dhe të Britanisë së Madhe, vende këto që kanë pasur një numër të madh të rasteve me A H1N1.
Videokonferenca zhvillohet në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës në QKUK në intervalin kohor prej orës 12:00 deri në orën 14:00.
Mediat janë të mirëpritura që ta përcjellin këtë aktivitet!