Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Prishtinë po mbahet simpozium ndërkombëtar për kirurgji

Ekzekutimi i operacioneve të llojit Whipple, sipas dr. Krasniqit, kërkon përveç dijes dhe shkathtësive profesionale edhe përgatitje me pajisje e aparaturë të sofistikuar, prandaj, sipas tij, esenca e këtij simpoziumi është që potencialet e mira profesionale që ka Kosova në kirurgji, të futen në funksion, duke ndjekur të arriturat në këtë fushë sikur janë ato të Qendrës Klinike Universitare të Manhajmit.

Whipple operacionet si ndërhyrje e komplikuar, dhe me siguri më të lartë aplikohen te kanceri i kokës së pankreasit, sikur ishte rasti i parë që sot iu nënshtrua ndërhyrjes, kanceri i duoedenumit , por edhe te rastet e rënda të pankreatitit akut dhe tumoret beninjë.

Sukseset më të mëdha në këto ndërhyrje, ndërkaq, i kanë SHBA-të dhe Gjermania.

Simpoziumi vazhdon edhe nesër (e premte) më 08. 10. 2010, ndërsa në orën 9:00, pjesëmarrësve, në hotelin Grand , do t’u drejtohet Ministri i Shëndetësisë,

Dr. Bujar Bukoshi.

Mediat janë të ftuara të marrin pjesë në këtë aktivitet!