Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i 8-të i Urologjisë

Si Ministri do të krijojmë bazën e domosdoshme ligjore, që të mundësojë zhvillimin e mëtejmë të urologjisë në baza profesionale, tha Ministri Agani, duke rikujtuar se vitet paraprake të vështira nëpër të cilat ka kaluar sistemi shëndetësor, pa dyshim që kanë dhënë refleksionet e tyre edhe në këtë fushë.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Mujë Rugova, ka lavdëruar punën e urologëve kosovarë dhe ka thënë se UP mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më adekuate për zhvillimin e punës për personalin akademik dhe atë mjekësor të urologjisë.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Gani Bajraktari, tha se komunikimi ndërmjet urologëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë është rruga më e mirë për ngritjen e kualitetit të shërbimeve në këtë fushë dhe implementimin e politikave që kanë të bëjnë bazën e evidencave mjekësore.
Kryetari i Shoqatës së Urologëve të Kosovës , Dr. Lutfi Dervishi tha se synimi i këtij simpoziumi dhe i vet shoqatës është zhvillimi dhe ngritja e urologjisë kosovare në nivel të vendeve perëndimore , për çka tha se ka shumë arritje.
Simpoziumi i zhvillon punimet edhe nesër.