Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i III-të satelitor me temën: Imazheria në traumë

Prishtinë, 10 tetor 2016

Organizuar nga Kosova Open Medical Club-KOMC bashkë me Austrian American Foundation, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Fakultetin e Mjekësisë-Universiteti i Prishtinës, Agjensionin Austrian për Zhvillim ADA, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, National Institute of Neurology and Neurosurgery, Mexico City dhe San Rafael Hospital Columbi, Tunja (Meksikë), Weill Cornell Medicine Nju-Jork dhe General University Hospital Pragë, sot në Prishtinë I ka filluar punimet Seminari i tretë satelitor me temën bazë: Imazheria në traumë.

Simpoziumi po mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pjesëmarrës nga Kosova, gajtë këtij simpoziumi kanë rast që nga ligjërues eminent nga institucionet bashkëorganizuese të këtij simpoziumi të marrin eksperienca të reja lidhur me rolin e imazherisë në diagnostikimin dhe trajtimin e traumave të ndryshme.

Punimet e këtij simpozium i ka shpallur të hapuara Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm procesin e edukimit të vazhduar profesional dhe këmbimin e eksperiencave profesionale midis profesionistëve nga Kosova dhe vendeve pjesëmarrëse.