Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Prishtinë u mbajt Konferenca për vizitat mjekësore në shtëpi

Prishtinë 30 nëntor 2017

 

Me moton “Drejt një sistemi më të fortë shëndetësor lokal për të përkrahur mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës” është mbajtur sot në Prishtinë konferenca për vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë.

Konferenca është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë.

Qëllimi i konferencës ishte të hulumtojë mënyrat dhe strategjitë më të mira për të përmirësuar sistemin shëndetësor lokal dhe mirëqenien e familjeve, nënave dhe fëmijëve dhe diskutojmë të dhënat nga procesi i rishqyrtimit gjatë zbatimit të vizitave në shtëpi.

Përveç kësaj, konferenca do të përdoret si një mundësi për të sjellë të dhëna plotësuese, njohuritë më të reja globale dhe regjionale, praktika të tjera dhe për të përforcuar bashkëpunimin ndërsektorial në nivelin qendror dhe lokal dhe për të mbështetur ofrimin e vizitave në shtëpi.

Zëvëndësministri i Shëndetësisë, dr.  Granit Abdullahu, tha se MSh ka bërë miratimin e Grupit punues me përbërje të institucioneve të ndryshme dhe pakos për të ofruar shërbime sa më të mira dhe gjithëpërfshirëse edhe në vendet që janë më të largëta nga qendrat e mj familjare.

Ministria e Shëndetësisë, theksoi ai, e cilëson si prioritet KPSh dhe në kuadër të reformës shëndetësore, “Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare” është një nga qëllimet specifike në Strategjinë Sektoriale për Shëndetësi 2017 – 2021.

MSh në bashkëpunim me QKMF ka arritur të prezantoj vizitat në shtëpi në nëntë komuna (Prizren, Dragash, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Lipjan, Obiliqi, Fushë-Kosovë).

Deri tani, për periudhën janar – tetor janë ofruar me shumë se 8.000 vizita për shtatzëna dhe fëmijë deri në tre vjet, dhe janë trajnuar rreth 300 profesionistë shëndetësor si dhe punëtorë të tjerë të qendrave të punës sociale dhe arsimit.

Ministria e Shëndetësisë e ka përkrahur procesin e shqyrtimit për analizuar progresin dhe përmes të dhënave për të  ndihmuar planifikimin dhe planet për zbatim në komunat e tjera.