Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Prishtinë u mbajt Takimi i Hisedarëve të partneritetit në mes të MSH-së, AIHA-s dhe USAID-it për projektin“Partneriteti për shëndetin e grave dhe fëmijëve në Kosovë”

Z. Jim Smith, Drejtor ekzekutiv i AIHA-s, theksoi se ky takim përmbyll një trevjeqar të aktiviteteve të projektit “Partneriteti për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë” të financuar nga USAID-i e zbatuar nga AIHA në bashkëpunim me institucionet shëndetësore të Kosovës. Ky projekt do të vazhdojë punën edhe për një vit dhe kjo është periudhë në të cilën duhet ti konsolidojmë dhe institucionalizojmë të arriturat tona të përbashkëta për uljen e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së grave dhe fëmijëve në Kosovë në nivelet Europiane.

Qëllimi i takimit ishte i shumëfishtë në rradhë të parë ky takim ka për qëllim që të promovoj dhe të mbështes qëndrimin se shëndeti i gruas dhe fëmijës të mbetet me prioritet të lartë në vazhdën e ndryshimeve reformuese të paralajmëruara nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe që të bëhet prezentimi i përmbushjes së detyrave në kuadër të partneritetit si dhe prezentimi i planit vijues për vazhdimin e projektit në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve.

Në Takim morrën pjesë ekspert shëndetësor nga MSH, QKUK, IKSHPK, Spitalet Regjionale e Qendrat e Mjekësisë Familjare si dhe përfaqësues të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në këtë lëmi.