Ministri tha se ndryshimet reformuese do të prekin edhe shërbimin kombëtare profesionale të neurologjisë dhe në këtyre organizmave të reja të shërbimeve të linjës, do të krijohen mundësi të reja , duke siguruar edhe forma alternative të mbështetjes financiare për këto shërbime me qëllim të përmirësimit të kushteve për trajtimin sa më gjithëpërfshirës të epilepsisë.
Prof. Dr. Sylen Vranica, kryetar i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, tha se profesionistët shëndetësor me ndihmën e Ministrisë do të arrijnë që pacientëve dhe familjareve të tyre t’ua lehtësojnë brengat.
Dr. Valbona Govori, kryetare e Shoqatës kundër Epilepsisë së Kosovës, tha se qëllimi kryesor i shënimit të Ditës Evropiane të Epilepsisë është ngritja e vetëdijes për tretman dhe kujdes më cilësor për 6 milionë njerëz që janë të prekur nga epilepsia në Evropë.
“Kjo ditë është thirrje për aksione për fuqizimin e trajtimit të epilepsisë dhe kundër stigmatizimit të atyre që vuajnë nga kjo sëmundje”, tha dr. Govori.