Me këtë rast, dr. Ulaj, njoftoi Z. Sadriun për punën e deritanishme, sukseset, problemet dhe për sfidat që e presin në të ardhmen si drejtor i ri ekzekutiv. Dr. Ulaj, tha se kur ka pranuar pozitën e drejtorit, ka hasur në shumë probleme, përderisa për 2 vite sa ka qenë drejtor ekzekutiv, ka bërë përpjekje të përmirësoi këtë gjendje, ndërsa drejtorit të ri i dëshiroi sukses në punë.
Drejtori ekzekutiv, Z. Sadriu, falënderoi dr. Ulaj për punën e deritanishme dhe për angazhimet e tij, ndërsa tha se do të vazhdoi punën e bërë deri tani, e po ashtu, do angazhohet për përmirësime të vazhdueshme në QKUK. Ai tha se në momentin që është përcaktuar që të jetë drejtor ekzekutiv, këtë e ka bërë me të vetmin qëllim që të ndikoi në përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes në QKUK, gjithherë me përkrahjen edhe të instancave më të larta të vendit. Z. Sadriu, pritet që ditët në vijim të shpalosë strategjinë dhe programin e tij për QKUK-në, para Kolegjiumit Profesional të QKUK-së.
Drejtorin e QKUK-së, e ka zgjedhur Paneli intervistues në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili është bazuar në Ligjin mbi Shërbimin Civil në Kosovë, Urdhëresën Administrative për zbatimin e këtij ligji, Udhëzimin Administrativ 2003/1 dhe në Statutin e QKUK-së.