Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në QKUK u shënua 12 maji-Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Znj. Fetije Huruglica, Shefe e Zyrës së Infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se  në asnjë moment infermieret nuk e humbën shpresën, ndërsa frikën e mposhtën me punën e zellshme dhe me përkushtimin e të gjithëve.  Znj. Huruglica, sqaroi se shumë  infermiere tani janë në pozita menaxheriale dhe të kualifikuara në nivele universitare e post-universitare. Në fund ajo theksoi se po punohet për të fuqizuar rolin e infermierisë, gjithherë në të mirë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Ne emër të QKUK-së, fjalën e mori Z. Ali Sadriu, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, i cili mes tjerash falënderoi gjithë infermieret për punën e deritanishme, duke shtuar se meritë për  shpëtimit të shumë jeta dhe mjekimit të pacientëve, kanë dhe infermieret. Ai shprehu përkrahjen e tij për zhvillimin e  mëtejmë të infermierisë, gjithherë në të mirë të trajtimit të pacientëve.
Znj. Lirije Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë së QKUK-së,  theksoi se shifrat e mëdha të trajtimit të pacientëve të shtrirë, flasin më së mirë për  punën e bërë nga infermieret e QKUK-së. Ajo mes tjerash me shifra ilustroi punën e bërë, duke sqaruar se gjatë vitit që shkoi ka pasur gjithsejtë  87.359 pacientë në ambulancat specialistike , 217.128 dializa të kryera dhe 36.140 ndërhyrje kirurgjike. Sipas saj, infermieret po bëjnë punë të palodhshme dhe me përplot ambicie për të zhvilluar matej infermierinë kosovare.
Në emër të Asociacionit të Infermierëve shqiptarë të Maqedonisë, një fjalë përshëndetëse e mbajti, Znj. Naxhije Fetai, e cila përcjelli urime te gjithë infermiereve shqiptare në Maqedoni. 
Prof. dr. Natyra Karahoda, në emër të  Departamentit të Infermierisë së Fakultetit të Mjekësisë, theksoi se infermieret luajnë rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve dhe se tani është punuar shumë në ngritjen profesionale të infermiereve.
Në fund të manifestimit u prezantuar disa punime seminarike që për temë kishin kujdesin ndaj infermierëve, po ashtu, u ndanë mirënjohje për infermieret e dalluara. 

Zyra për Informim e QKUK-së

 

Kampanjat

kosova.health