Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Spitalin e Gjilanit u implementua Projekti i Efiçiencës së Energjisë

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, z. Justina Shiroka-Pula dhe se përurimi i një projekti të tillë ka rëndësinë e vet si në aspektin e kursimit të energjisë, në atë mjedisor, shëndetësor, por edhe politik.

Dr. Lulzim Cela, këshilltar profesional në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se projekti i dedikohet ofrimit të shërbimeve më cilësore shëndetësore për popullatën më vulnerabile si janë foshnjat dhe nënat, paraqet një shtrirje të iniciativës së gjerlbërt- për shfrytëzimin efikas të energjisë dhe është një projekt që fuzion qasjen e bashkëpunimit me donatorët dhe atë ndërinstitucionale.

Z. Qemajl Mustafa ka falënderuar donatorët për kujdes në përkrahjen e shumë projekteve të kësaj komune, përfshirë edhe ato të shëndetësisë.

Dr. Xhavit Hajdari, drejtor i SR të Gjilanit, tha se këto investime janë në kuadër të përmbushjes së standardeve të reja dhe të një vizioni të ri për shërbime më të mira shëndetësore dhe në harmoni me Strategjinë Sektoriale Shëndetësore të MSH-së dhe Planin e veprimit që prioritet ka zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së fëmijëve dhe nënave.

Me projektin e inauguruar sot, pritet që shkalla e konsumit të energjisë në ndërtesat e të rehabilituara të bie së paku 40% si dhe të ketë përmirësime të dukshme të temperaturës brenda ndërtesave. Veç kësaj, do të ulet dukshëm ndotja siç është emetimi i CO2, që shkaktohet nga ngrohja.

Vlera e këtij projekti të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së është 386.000 euro dhe bashkë edhe me mjetet që SR ka ndarë për punime të tjera, kap vlerën në 414. 000 euro.

BE deri tash ka investuar 2 milion euro për një Kosovë më të pastër dhe më të gjelbërt.