Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Spitalin Rajonal të Mitrovicës përurohen degët kirurgjike

Të martën, në Spitalin Rajonal të Mitrovicës do të përurohet trakti i degëve kirurgjike, një investim ky i përbashkët i Qeverisë së Norvegjisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit të degëve kirurgjike në SR të Mitrovicës pritet të marrë pjesë ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, Sekretari Shtetëror për Punë të Jashtme i Norvegjisë si dhe Ambasadori i këtij shteti për Kosovë, Johan Kvale, që njëherësh është edhe ambasador i Norvegjisë për Republikën e Shqipërisë.

Kohë më parë në  Spitalit Rajonal të Mitrovicës, është përuruar aparatura  CT-së (Tomografisë së komjuterizuar) në këtë spital, derisa disa njësi të tjera të këtij Spitali do të përfundojnë në pranverën e vitit 2010.

Krahas investimeve të Qeverisë së Norvegjisë, MSh ka investuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës 547.000 euro.

Përurimi i traktit të degëve kirurgjike në SR të Mitrovicës do të bëhet 15. 12. 2009 në orën 10 e 30 minuta në Mitrovicë.