Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Në Spitalin Regjional të Prizrenit u bë inaugurimi i projektit me mbështetje finaciare nga Qeveria e Kosovës dhe e Luksemburgut

Duke i përshëndetur pjesëmarrësit Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës prof.dr.Ferid Agani , tha se kjo është një ditë festive dhe ju uroj inaugurimin e këtyre projekteve dhe këto projekte të përfunduara të jenë edhe në të ardhmen në funksion të misionit tuaj të shenjtë për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
“Fillimisht falenderoj të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët janë duke e kryer njërin prej profesioneve më të shenjta në shoqërinë tonë dhe për këtë e gëzoni rrespektin e plotë të pacientëve, të MSH-së në veçanti si dhe të miqëve tanë ndërkombëtarë dhe prezenca e Qeverisë së Luksemburgut në qytetin e Prizrenit për më shumë se tetë vite, flet për këtë rrespekt dhe është një mirënjohje për punën që ju e keni bërë dhe që do ta bëni”, u tha pjesëmarrësve ministri Agani.

Ministri, Dr.Agani, në veçanti falenderoj Qeverinë e Luksemburgut për angazhimin e përkushtuar, për besimin e skajshëm që ka pasur për shëndetësinë kosovare dhe për ndihmën e ofruar për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në institucionet shëndetësore të Komunës së Prizrenit, si njëri prej donatorëve i cili ka pasur shumë mirëkuptim për vështirësitë tona pas luftës.

Z.Pierre Weber, udhëheqës i Zyres së Luksemburgut në Kosovë, tha se është e vërtetë që Qeveria e Luksemburgut për tetë vite është aktive në rajonin e Prizrenit, uroi dhe përshëndeti drejtorin e SR të Prizrenit i cili me vizionin e tij që ka, kërkoi realizimin e këtij projekti. Tani ju e keni rradhën, pasi është lehtë të realizohet një infrastrukturë por më e vështirë është mirëmbajtja e saj dhe ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për të sëmurët. Në fund z.Weber premtoi se Qeveria e Luksemburgut do të vazhdoj të mbështetë sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Dr.Ilir Tolaj, Sekretar i përgjithshëm i MSH, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi se SR të Prizrenit e shofim si një prej spitaleve të rëndësishme që do ta përmbush reformën e cila është planifikuar. Ky spital duhet të jetë  shembull me përgatitjen për të hyrë në reformë dhe me realizimin e reformës më mirë se të gjitha spitalet tjera. Bashkëpunimi i cili është bërë në mes të MSH-së dhe Qeverisë së Luksemburgut, në periudhën e fundit e shoh si një shembull të bashkëpunimit dhe të investimeve të përbashkëta për të arritur qëllimet e caktuara të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve por edhe të punëtorëve shëndetësor të cilët janë duke punuar në këto institucione shëndetësore.

Projektet prioritare,të cilat janë paraparë për realizim në periudhën 2012-2014 , z.Myzafer Kalanderi,drejtor i SR të Prizrenit, i prezentoi me të dhëna të sakta gjatë prezentimit të Raportit përmbledhës të shërbimeve të ofruara në Spitalin Rajonal të Prizrenit.